Projektligji në fushën e mbrojtjes me SHBA-në/ Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni
Jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta, e cila tashmë duket e tensionuar pasi tubuesit kërkojnë të çajnë kordonët e policisë dhe t’i afrohen institucionit. Ndërkohë pak pas orës 10:00 ka nisur edhe seanca plenare, e fundit e këtij sesioni. Në seancën e sotme plenare është hedhur në votim kërkesa e deputetit Agron Shehaj për zhvillimin e pyetje-përgjigjeve me kryeministrin Edi Rama për Porto Romanon dhe aeroportin e Vlorës. Kjo kërkesë është rrëzuar, ndërsa kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar më pas projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh. Pas kësaj PD ka kërkuar transparencë për marrëveshjen, pasi projektligji i depozituar në faqen e Kuvendit nuk ka asnjë relacion shoqërues siç deklarojnë ata. Në përgjigje të kësaj, Kryetari i...
Burimi:
ntv.al