“Projekti në Zvërnec, s’është ai që është folur”, Rama nga Tivati: Pas protestës janë iranianët

“Projekti në Zvërnec, s’është ai që është folur”, Rama nga Tivati: Pas protestës janë iranianët

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, u ndal edhe te protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec. Rama theksoi se vendet e rajonit duhet të jenë të gjitha në të njëjtën tryezë, por secili duhet të bëjë detyrën e vet. Sa i përket protestave për Zvërnecin, kreu i qeverisë deklaroi se nuk bëhet fjalë për një çështje mjedisore, por për një “luftë hibride”. Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme. Rama hodhi poshtë pretendimet mbi projektin në Zvërnec, duke deklaruar se ai nuk është ai për të cilin është folur publikisht dhe se qytetarëve u janë shfaqur video të...