Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një projekti të ri për bashkitë e vendit, të quajtur “Rilindja Urbane 2”, ku fokusi do të jetë te sistemi i ujësjellësit dhe transporti publik urban e ndërurban. “Në javën e parë të korrikut do të prezantojmë… fokusi te ujësjellësi dhe transporti”, tha Rama. Lajmin ai e dha gjatë një aktiviteti kushtuar infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, me fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara. “Sot është plotësisht e mundur që të pastrojmë qytetet tona nga fijet plastike të merimangave dhe, siç e tregon inventari, pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty thjesht si shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, tha Rama. Duke kërkuar angazhim maksimal nga kryetarët e bashkive për realizimin...