Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11 milionë euro për forcimin e pushtetit vendor

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11 milionë euro për forcimin e pushtetit vendor

Është lançuar zyrtarisht programi strategjik EU4Municipalities II, një nismë që synon të forcojë pushtetin vendor në Shqipëri dhe të mbështesë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Programi parashikon investime konkrete në bashki, rritje të kapaciteteve administrative dhe modernizim të shërbimeve publike, me qëllim përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ndau edhe një eksperiencë personale nga koha kur drejtonte Bashkinë e Beratit. Ai theksoi se përmirësimi i shërbimeve arsimore në Berat u realizua falë mbështetjes së projektit EU4Municipalities, duke e cilësuar programin një investim strategjik që vjen në një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Sipas ministrit, projekti me vlerë 11 milionë euro do të zbatohet deri në vitin 2029 dhe do të...