Programi për pushtetin vendor! Gonzato: Asnjë bashki të mos mbetet pas, e rëndësishme Reforma Territoriale

Programi për pushtetin vendor! Gonzato: Asnjë bashki të mos mbetet pas, e rëndësishme Reforma Territoriale

Silvio Gonazo DURRËS-Ditën e sotme është lançuar zyrtarisht në Durrës programi strategjik EU4Municipalities II, një nismë që synon të forcojë pushtetin vendor në Shqipëri dhe të mbështesë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, i cili theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.  Gonzato deklaroi se roli i bashkive është tejet i rëndësishëm në partneritetin Shqipëri-BE, duke theksuar se procesi i reformave duhet të udhëhiqet nga sfidat territoriale. Sipas tij, programi do të fokusohet në tre prioritete kryesore: përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor në të gjithë territorin dhe forcimin e institucioneve më transparente dhe efikase. Ai shtoi se bashkitë e...