‘Procesi ndaj Metës, i montuar’/ Blushi: Të zbardhet kontrata LSI-GSIS, Rama dhe McGonigal të…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për mediat kërkoi transparencë të plotë dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor në çështjen që lidhet me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Blushi deklaroi se Partia e Lirisë kërkon “me forcë domosdoshmërinë e garantimit absolut të transparencës” dhe i bëri thirrje institucioneve shqiptare dhe amerikane të kontribuojnë në zbardhjen e plotë të çështjes që lidhet me kontratën ndërmjet ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe kompanisë amerikane GSIS. Sipas tij, më 23 qershor 2026 ka përfunduar afati dyvjeçar i konfidencialitetit, i vendosur nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kishte kufizuar dhënien e informacioneve nga GSIS lidhur me shërbimet dhe pagesat e kryera në bazë të kontratës...
Burimi:
syri.net