Makina merr flakë në rrugën Tiranë – Durrës, shpëtojnë pasagjerët

Makina merr flakë në rrugën Tiranë – Durrës, shpëtojnë pasagjerët

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet është përfshirë nga flakët pas përplasjes me një mjet tjetër.Pamjet e mbërritura në redaksinë e Syri-t tregojnë makinën tërësisht në flake.   Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në makinën që u përfshi nga flakët kishin arritur të dilnin jashtë në kohë, ndaj nuk raportohet për persona të lënduar.