Macron premton rindërtimin e zonave të djegura, Franca përballet me evakuime masive nga zjarret

Macron premton rindërtimin e zonave të djegura, Franca përballet me evakuime masive nga zjarret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e ditëve të fundit, veçanërisht në rajonet Gironde dhe Landes. Në një postim në rrjetet sociale, Macron tha se autoritetet do të qëndrojnë në terren “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ndërsa vlerësoi solidaritetin e qytetarëve përballë situatës së rëndë. “Në këto orë kur flakët po e vënë në provë të rëndë vendin tonë, Franca po zbulon se çfarë është: një popull i bashkuar, që mbështet njëri-tjetrin”, shkroi Macron. Zjarret kanë detyruar autoritetet franceze të evakuojnë rreth 200 mijë persona nga banesat dhe strukturat turistike në zonat e rrezikuara. Ministri i Brendshëm Laurent Nunez bëri të ditur se fronti...