Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se mbrojtja ka paraqitur prova të reja në procesin që po zhvillohet në GJKKO, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama duhet të thirret si person në dijeni për disa episode që lidhen me çështjen. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se mbrojtja nuk arriti të paraqiste të gjitha kërkesat dhe provat që kishte planifikuar, përfshirë një listë të gjerë dëshmitarësh që, sipas tij, mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të çështjes. “Nuk arritëm të parashtronim kërkesat tona dhe t’i paraqisnim provat me dëshmitarë gjykatës. Këto prova, nëse pranohen, do të jenë shumë të rëndësishme për procesin”, deklaroi Cakrani. Sipas tij, mbrojtja synon të paraqesë një listë me rreth 150 persona...