Privatizimi i banesave për familjet që jetojnë prej vitesh në ish-konvikte, zv.kryeministrja Koçiu: Do të pajisen me dokumentet e pronësisë
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 6 në Tiranë, ku i informoi qytetarët për vendimin më të fundit të Qeverisë Shqiptare që i hap rrugë privatizimit të banesave për familjet që prej vitesh jetojnë në ish-konvikte dhe godina shtetërore. Gjatë takimit, Koçiu theksoi se ky proces ishte një kërkesë e hershme e komunitetit dhe se tashmë, falë koordinimit mes institucioneve shtetërore, familjet përfituese do të kenë mundësinë të pajisen me dokumentet zyrtare të pronësisë për banesat ku jetojnë prej dekadash. Rreth 130 familje në Njësinë nr. 6 do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky vendim, ndërsa në rang vendi numri i përfituesve arrin në rreth 2000 familje. Procesi përfshin banorët e ish-konvikteve të Qytetit të Nxënësve, Pallatit të Beqarëve...
Burimi:
top-channel.tv