Pritet sërish ‘tym i zi’ për raportin IBAR/ Qeveria hesht, Ferit Hoxha shqetësohet për Ukrainën

Pritet sërish ‘tym i zi’ për raportin IBAR/ Qeveria hesht, Ferit Hoxha shqetësohet për Ukrainën

Vendet e BE pritet të diskutojnë sërish sot për çështjen e integrimit të Shqipërisë. Sipas një dokumenti zyrtar të Këshillit të BE-së, Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që negociojnë anëtarësimin (COELA) do të zhvillojë një “shkëmbim pikëpamjesh” mbi draft-pozicionin e përbashkët të përkohshëm për Shqipërinë. Termi “shkëmbim pikëpamjesh” tregon se nuk është arritur një konsensus dhe se nuk ka vendimmarrje përfundimtare mbi raportin. Por ndërsa çështja e raportit IBAR dhe rrjedhimisht e negociatave me BE-në po shtyhet në kalendat greke, qeveria po mban heshtje totale për këtë çështje. Pasi ka censuruar çdo informacion për këtë çështje jetike për shqiptarët, qeveria duket e shqetësuar për të tjera probleme. Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili ndodhet në Bruksel, ka zgjedhur të flasë për Ukrainën,...