Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë
Raportimet në median shqiptare në mesin e muajit qershor se Senati amerikan kishte konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, së bashku me një rezultat të pretenduar votimi 51 pro dhe 47 kundër, nuk përputhen me të dhënat zyrtare të institucionit amerikan. Dokumentet e Senatit tregojnë se kandidatura e Wendt vazhdon të jetë ende në proces dhe nuk ka marrë miratimin përfundimtar në seancë plenare. Emri i tij figuron në Kalendarin Ekzekutiv të Senatit, në listën e nominimeve që presin shqyrtimin dhe votimin nga i gjithë Senati. Eric Wendt renditet me numrin 761 si kandidat për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA-së në Republikën e Shqipërisë. Në dokumentin zyrtar, kandidatura e tij shënohet si e raportuar...
Burimi:
javanews.al