Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në Diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në shumë fusha të zhvillimit të vendit dhe që vijon këtë traditë aktualisht me 37 projekte në të gjithë sektorët me ndikim thelbësor në avancimin e këtij zhvillimi. Presidenti i Republikës përgëzoi zotin Granof për nismën “TOKA”, e cila synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato amerikane. “Sektori i bujqësisë ka nevojë të rrisë produktivitetin dhe...
Burimi:
javanews.al