Presidenti Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike

Presidenti Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike

Presidenti Bajram Begaj priti në Tiranë Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, në vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit lituanez në Shqipëri në 34 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve. Pas takimit, Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Lituanisë, duke theksuar se ato bazohen në besim reciprok, respekt të ndërsjellë dhe vlera euroatlantike. Ai tha se të dy vendet rikonfirmuan angazhimin për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Integrimi evropian i Shqipërisë ishte një nga temat kryesore të diskutimit. Presidenti Begaj falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe vlerësoi qëndrimin e saj në favor të zgjerimit të BE-së dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai u...