Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur rezolutën e përbashkët të integrimit, të miratuar me 114 vota në Kuvend. Begaj thotë se rezoluta është e vetmja qasje e drejtë për arritjen e anëtarësimit në BE. Gjithashtu, e quan dëshmi të pakundërshtueshme të politikës së përgjegjshme. “Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar. Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional,...