“Prapaskenat” e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, Cilët janë emrat që formuluan draftin
Në momentin kur dukej një diferencë e thellë qëndrimesh mes maxhorancës dhe opozitës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në Parlament doli tym i bardhë papritmas. Janë të pakta rastet kur në Parlamentin e Shqipërisë arrihet konsensus mes PS dhe PD për dokumente të përbashkëta, siç ndodhi paraditen e kësaj të enjteje me rezolutën për integrimin. Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit. “Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane. Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Igli Hasani. Ndërsa Albana Vokshi u shpreh: “Ky variant, kjo...
Burimi:
javanews.al