Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë
GJKKO pranoi kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për mbajtjen e të pandehurit jashtë kafazit të sallës së gjyqit. Kjo do të ndodhë nga seanca e radhës, pasi gjykata të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të marrë masat përkatëse. Gjykata urdhëroi gjithashtu njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi. Tanimë ish-ministri i Shëndetësisë mund të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallë. Këtë të martë po zhvillohet në GJKKO seanca për dosjen e njohur si “Sterilizimi”. “GJKKO si hotel me 5 yje”, Beqaj ironi te ‘Sterilizimi’: Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg dhe…
Burimi:
javanews.al