‘Po rrezikohet sovraniteti ushqimor i Shqipërisë’, Panariti: Shitja e tokës bujqësore te të huajt, një gabim fatal

‘Po rrezikohet sovraniteti ushqimor i Shqipërisë’, Panariti: Shitja e tokës bujqësore te të huajt, një gabim fatal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka kundërshtuar ndryshimin e destinacionit të tokës bujqësore dhe nismën për shitjen e saj te të huajt, duke i cilësuar këto zhvillime si kërcënim për sovranitetin e Shqipërisë. Në një intervistë televizive, Panariti u shpreh se toka bujqësore duhet të shërbejë vetëm për prodhimin e ushqimit dhe jo për parqe energjetike apo investime industriale. Sipas tij, degradimi i tokës dhe ndryshimet ligjore që lehtësojnë tjetërsimin e saj po dëmtojnë bujqësinë dhe po thellojnë varësinë e vendit nga importet. Ai paralajmëroi se shitja e tokës bujqësore shtetasve të huaj do të ishte një “gabim fatal”, pasi, sipas tij, do të cenonte sovranitetin ushqimor dhe interesat strategjike të vendit. Panariti: Kjo është një çështje që kapërcen thjesht interesat e zhvillimit ekonomik të...