“Po largohem që të jem atje”/ Lamallari i kthehet opozitës: Ruaj Zot shqiptarët, nga ata njerëz pa skrupuj

“Po largohem që të jem atje”/ Lamallari i kthehet opozitës: Ruaj Zot shqiptarët, nga ata njerëz pa skrupuj

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari nga Kuvendi iu është përgjigjur akuzave të opozitës, ndërsa theksoi se sot kishte ardhur në Kuvend në respekt të deputetëve, por duhej të ishte në spitalin e Traumës, ku ndodhet polici i plagosur në Maliq. Ai tha se refuzon të jetë pjesë e teatrit të shëmtuar. “Ruaj Zot shqiptarët nga ata njerëz pa skrupuj vetëm e vetëm për të arritur qëllimet populiste. Ju nuk keni lidhje me atë protestë. Ky është teatër i shëmtuar dhe e refuzoj. Zonja drejtuese e seancës, vini rregull. Ju zotërinj mund të shkoni në protestë, por s’keni lidhje fare me ata. Zoti Shehaj ti ke dalë nga kjo parti, s’të beson kush. Zoti Kapri po kërkonte dorëheqjen e ministrit. Po komunikoja me drejtorin e Policisë...