‘Po i jep njerëzve më shumë arsye të protestojnë’/ Bushati: Rama në fund të kurbës së tij, tenton të zhvendosë vëmendjen
Analisti Andi Bushati, i ftuar në “Çim Peka Live”, deklaroi se debati për koncertin është përdorur nga qeveria për të zhvendosur vëmendjen nga protesta kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas Bushatit, çështja kryesore nuk është koncerti, por kërkesa e një pjese të qytetarëve për largimin e Ramës. Ai kritikoi përdorimin e fondeve publike për aktivitete të tilla, duke thënë se qytetarët kërkojnë llogari për mënyrën se si menaxhohen paratë e tyre. “Rama po hap polemika dytësore për t’ia mbivendosur problemit real”, u shpreh Bushati, duke shtuar se kryeministri po humbet mundësinë për një zgjidhje demokratike të krizës. Bushati: Është qesharake po puna është të përpiqemi të kuptojmë ose të amëndojmë që pse kemi arritur në këtë qesharakllëk. Po të shikosh dy ditët e fundit, nga gazetari...
Burimi:
syri.net