“Po goditet ekonomina, bujqësia dhe tregu i punës”/ Pano: Shpopullimi nuk është rastësi, por një axhendë e qeverisë
I ftuar në një studio televizive Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e opozitës, ngriti alarmin për ritmet e shpopullimit në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave të Eurostat dhe analizave të ekspertëve të demografisë. Sipas Panos, raportimet për rreth 29 mijë persona të larguar nga Shqipëria gjatë vitit 2024 janë vetëm një pjesë e realitetit. Ai tha se, duke analizuar të dhënat mbi lejet e qëndrimit, kërkesat për azil dhe rastet e hyrjeve ilegale në zonën Schengen, shifra reale e largimeve mund të arrijë deri në 101 mijë persona. Pano e cilësoi situatën si dramatike, duke shtuar se “çdo pesë minuta një person largohet nga Shqipëria për të mos u kthyer më”. Sipas tij, vendi ndodhet në një pikë kritike...
Burimi:
sot.com.al