“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

Kjo deklaratë e Sali Berishës, që la të kuptohet se do të kishte diskutim në Partinë Demokratike për të bojkotuar apo jo seancat plenare duket se është bërë vendim për deputetët. Të hënën demokratët nuk ishin të pranishëm në sallë, por jo të gjithë kanë qenë dakord. A2CNN ka publikuar mesazhet e disa prej parlamentarëve që janë shprehur kundër. Jorida Tabaku, Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe deputetë të tjerë kanë argumentuar se po u hiqet mundësia më e mirë për të dhënë qëndrimet e opozitës. Deputetja e PD Ina Zhupa tha “Në çdo rast unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne të vetmen platformë publike që ne kemi për debat! E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat! Ne duhet të përdorim çdo...