“Po bëhen me AI video protestash që nuk ekzistojnë, buzëdetit miliona njerëz”/ Rama: Nuk duhet shumë për të na bërë gropën

“Po bëhen me AI video protestash që nuk ekzistojnë, buzëdetit miliona njerëz”/ Rama: Nuk duhet shumë për të na bërë gropën

Në bashkëbisedimin me banorët për Zvërnecin, Rama u ndal edhe te reagimi i mediave ndërkombëtare për protestat. “Gjëja ka marrë përmasa botërore dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se përse Irani është i interesuar për këtë narrativë dhe përse kjo narrativë fillon njëherë duke shkatërruar një nga pikat më të forta të reputacionit të shqiptarëve nëpër botë, të cilën bota tani ka filluar ta kuptojë tamam. Si myslimanët shqiptarë, po bëhet film për këtë… Myslimanët shqiptarë, së bashku me të krishterët, shpëtuan hebrenjtë. Kjo është një medalje ari që ja kanë dhënë Shqipërisë ata që nuk rrojnë më. Dhe që pastaj të bëhen me AI video protestash që nuk ekzistojnë, buzëdetit me miliona njerëz. Ku ka buzë detit miliona njerëz? Këtu që bëjnë...