PNUD hedh alarmin për të moshuarit, po troket kriza humanitare
Plakja e popullsisë po ndryshon gjithnjë e më shumë strukturën sociale në Shqipëri, por ndërkohë po shëndërrohet në një krizë shendetësore dhe humanitare. Të dhënat e Programit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë (PNUD) në vitin 2026 tregojnë se rreth 20% e popullsisë është mbi 65 vjeç, ndërsa me rritjen e kësaj grupmoshe po shtohen edhe sfidat për kujdesin ndaj tyre. Familja vijon të jetë mbështetja kryesore, por roli i saj po bëhet më i vështirë. Të dhënat e PNUD tregojnë se për 43-49% e të moshuarve kujdeset njëri nga bashkëshortët dhe 32-45% e pjesës tjetër kujdesen fëmijët. Megjithatë, kjo strukturë po dobësohet nga emigracioni dhe ndryshimet sociale. Burrat mbështeten kryesisht tek gratë për kujdes, ndërsa gratë e moshuara janë më të ekspozuara ndaj vetmisë...
Burimi:
syri.net