Plas sherri brenda Rilindjes, Ballës dhe Sheut u del situata nga kontrolli: udhëzimet për propagandë u bënë…lajm
Një dokument i publikuar nga Kapitali, ku Edi Rama udhëzonte deputetët dhe partinë se si duhet të reagonin publikisht për protestën, ka krijuar shqetësime dhe tension brenda grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Pas publikimit të lajmit, kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ka kërkuar në grupchatin e deputetëve që të mos rrjedhin në media dokumentat e brendshëm. Me një fjalor tipik nga kohërat e hershme të Partisë së punës, zoti Balla ka kërkuar disiplinë të brendshme. "Shoqe dhe shokë, materialet që ndahen këtu për narrativën janë për përdorim të brendshëm, jo për t'u ndarë me palë të tjera," shkruan Taulant Balla. Me shqetësim për këtë situatë shkruan edhe drejtoresha e Komunikimit të Edi Ramës, Jonida Shehu. "Unë kam menduar që ju vlejnë këto materiale për linjë, se...
Burimi:
syri.net