Pjesëmarrja në revolucion është zbehur pasi kauzat dhe kërkesat ua mori Berisha
Analisti Edmond Petraj ka deklaruar se protestat e fundit në Tiranë kanë pësuar një zbehje dhe nuk prodhojnë më sensacion, pasi kauza e tyre fillestare u përvetësua nga PD. Petraj theksoi se gjatë tubimeve janë konsumuar të paktën shtatë vepra penale, duke përfshirë dhunimin e policisë, shkatërrimin e pronës dhe bllokimin e akseve rrugore. Sipas tij, ky akt dhune u prodhua vetvetiu nga vetë protesta dhe nuk ishte i organizuar, duke e cilësuar sulmin ndaj komisariatit si një ngjarje të tmerrshme. Analisti nënvizoi se të gjithë personat e akuzuar do të përballen me drejtësinë dhe se probabiliteti që ata të dalin nga burgu është zero. “Protesta në një pikë zbehje, nuk prodhon më sensacion. Në protestë janë kryer shtatë vepra penale. Kemi dhunim të forcave...
Burimi:
ntv.al