“Pjesa e zërit të opozitës arrin 68.2%”/ Rama replikë me ‘Reporterët Pa Kufij’: Nuk është perceptim, por të dhëna që…

“Pjesa e zërit të opozitës arrin 68.2%”/ Rama replikë me ‘Reporterët Pa Kufij’: Nuk është perceptim, por të dhëna që…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në distancë me organizatën Reporterët pa Kufij lidhur me vlerësimet për lirinë e shtypit në Shqipëria. Vetëm disa orë para mbajtjes në Bruksel të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për procesin e negociatave të anëtarësimit, kreu i qeverisë ka publikuar në platformën X një raport të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Sipas Ramës, raporti hedh dritë mbi funksionimin e peizazhit mediatik në vend dhe sfidon tezën e një “mediaje të kapur”. Postimi i Ramës: Po shkoj drejt Brukselit, ku sot Shqipëria do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një pjesë thelbësore e kësaj rruge është, natyrisht, si progresi i arritur ashtu edhe puna që mbetet për...