Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka zëvendësues të Edi Ramës!

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka zëvendësues të Edi Ramës!

Ish-deputeti socialist Piro Lutaj, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka deklaruar se sot në Partinë Socialiste nuk ka një alternativë tjetër për të zëvendësuar Edi Ramën. Madje, sipas ish-deputetit Lutaj, protesta e qytetarëve kundër qeverisë nuk mund ta rrëzojë atë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ka një luftë të brendshme aktualisht brenda PS-së? Ka zëra që lëvizin, njerëz që duan largimin e kryeministrit? Një riciklim brenda elites së PS-së? Lutaj: Nuk e mendoj këtë, në kapacitetet që ka sot PS-ja mund të ketë vend për përsosje apo ndryshime, por nuk besoj që në rradhët e socialistëve të jetë bërë gati një alternative tjetër për të zëvendësuar Edi Ramën Borakaj: Pse? Si ka mundësi? Lutaj: Mënyra e organizimit dhe pasionit,...