Petro Koçi: Ja të vërtetat për UÇK-në, duhet reflektim ndaj protestës

Petro Koçi: Ja të vërtetat për UÇK-në, duhet reflektim ndaj protestës

Listës së figurave të vjetra të Partisë Socialiste që kanë reaguar gjatë ditëve të fundit për zhvillimet politike në vend i është shtuar edhe ish-deputeti Petro Koçi. Përmes një reagimi publik, Koçi ka komentuar debatin e krijuar pas publikimit të një liste me pagesa për ish-kontribuues të UÇK-së, duke e cilësuar këtë veprim si një gabim. “Publikimi i faturës me disa pagesa për ish-kontribues të UÇK-së ishte një gabim i panevojshëm”, shprehet ai. Koçi sqaron se aktivisti Dritan Goxhaj nuk ka qenë komandant në strukturat e UÇK-së, por njëkohësisht mbron figurën e Tahir Sinanit, të cilin e cilëson “nder dhe lavdi jo vetëm të UÇK-së dhe Kosovës, por të gjithë kombit shqiptar”. Ish-deputeti socialist kujton gjithashtu rolin e Partisë Socialiste gjatë luftës në Kosovë, duke...