Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark, aksionet e 4iG në pikiatë

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark, aksionet e 4iG në pikiatë

Kryeministri hungarez Peter Magyar ka sulmuar drejpëdrejtë pronarin e grupit 4iG, Gellert Jaszai, duke e quajtur oligark. Deklarata është pas mbledhjes së parë të qeverisë së re hungareze, ku u zbulua se vetëm një muaj para zgjedhjeve ish qeveria e Orban i ka dhënë një kontratë sekrete prej 3.6 miliardë eurosh grupit 4iG, që është kompania mëmë e One Albania. “Zotërinjtë dhe zonjat oligarkë duhet ta konsiderojnë këtë marrëveshje sikur të mos ekzistonte. Sepse vendi sigurisht që nuk ka nevojë për të në këtë formë,” u shpreh Magyar pas mbledhjes së parë, në të cilën u bë dhe dorëzimi ceremonial i pushtetit. Edi Rama dhe pronari i One Gellert Jaszai Menjëherë pas këtyre deklaratave aksionet e kompanisë 4iG në bursë shënuan një rënie përëluese prej...