Përvetësimi i tokës publike nga Bolino/ Këlliçi: Çështjet e opozitës, çuditërisht i bien gjyqtares Irena Gjoka

Përvetësimi i tokës publike nga Bolino/ Këlliçi: Çështjet e opozitës, çuditërisht i bien gjyqtares Irena Gjoka

Përvetësimi i një trualli publik nga gazetari Carlo Bolino, ka ngritur akuza të forta nga përfaqësues të opozitës, pas mbarimit të seancës së parë në GJKKO. Në një deklaratë për mediet jashtë ambienteve të GJKKO, deputeti i PD, Belind Këlliçi tha se bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 4125 metrash katrorë, e cila fillimisht ishte destinuar për ndërtimin e një shkolle në Njësinë Numër 7 në kryeqytet. Sipas tij kjo pronë, e cila u përkiste familjeve të njohura tiranase, mes të cilave edhe familja Begeja, është marrë për të ndërtuar mjediset e një televizioni, i cili përdoret rëndom si një mjet për të sulmuar, linçuar dhe shpifur kundër zërave opozitarë që denoncojnë korrupsionin. Këlliçi theksoi se ka pasur tentativa për të penguar pjesëmarrjen e...