Përshkallëzohet revolta protestues-policia/ Çfarë ndodhi para Parlamentit, orët e tensionit

Përshkallëzohet revolta protestues-policia/ Çfarë ndodhi para Parlamentit, orët e tensionit

Tensione janë regjistruar këtë të enjte para Parlamentit, ku protestuesit u përplasën me efektivët e Policisë së Shtetit gjatë tubimit teksa zhvillohej seanca plenare. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit të drejtuar prej tij, për t’i hapur rrugë qeverisë tranzitore. Disa protestues tërhiqen zvarrë nga forcat e policisë, ndërsa të tjerë janë goditur gjatë ndërhyrjes së uniformave blu. Në kulmin e tensioneve, policia shoqëroi disa persona, ndërsa protestuesit reaguan me thirrje kundër efektivëve dhe qeverisë. Përplasjet nisën pasi protestuesit u pozicionuan pranë hyrjeve të Kuvendit, duke kërkuar të pengonin hyrje-daljet e deputetëve. Pas ndërhyrjes së policisë për t’i larguar, situata u përshkallëzua për disa minuta, duke sjellë momente tensioni dhe përleshje fizike. Kjo bëri që protestuesit të marshonin nga godina e...