Përplasje në protestën e opozitës, Kikia: Veprimet e policisë ishin të pajustifikuara dhe disproporcionale!
Protesta e radhës e organizuar nga Partia Demokratike u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas analistit Mentor Kikia, ndërhyrja e policisë këtë herë ishte dukshëm më e shpejtë dhe më agresive, duke sinjalizuar një ndryshim të qartë të strategjisë në krahasim me tubimet e mëparshme. Duke analizuar ngjarjet në një studio televizive Kikia vuri në dukje se ndryshe nga protestat e kaluara, ku ekzistonte një “skenar rutinë” i fjalimeve që pasoheshin nga akte të dhunshme, këtë herë policia veproi për të parandaluar përshkallëzimin përpara se ai të fillonte. Sipas tij, ky ndryshim kursi në sjelljen e policisë ka një pikënisje të qartë: protesta ku u sulmua me molotov ish-vila e diktatorit Enver Hoxha. Ai incident solli largimin nga detyra...
Burimi:
sot.com.al