“Përgëzime e falenderime autorëve”, kryeministri Rama publikon disa nga memet e protestave kundër tij

“Përgëzime e falenderime autorëve”, kryeministri Rama publikon disa nga memet e protestave kundër tij

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim jo shumë të zakonshëm. Në rrjetet e tij sociale, ai ka publikuar disa nga pankartat që shfaqen gjatë protestave të atij që po quhet “Revolucioni Flamingo”“RROFTË MEMEMANIAQë të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një...