VIDEO-‘Mjaft është mjaft!’/ Qytetari nga diaspora: Na detyruan të ikim nga familjet dhe Shqipëria
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës vijon prej 76 ditësh radhazi, ndërsa thirrjet për largimin e Edi Ramës ëdhe ndryshimin e qeverisë, ësht shoqëruar edhe me mesazhe mesazhe të forta nga diaspora. Një qytetar i ardhur nga Shtutgarti iu drejtua protestuesve në shesh, duke kërkuar që shqiptarët të vendosin familjen dhe atdheun mbi partitë politike. Ai tha se kishte ardhur nga Gjermania për t’iu bashkuar protestës dhe e cilësoi pjesëmarrjen e qytetarëve si një shenjë të revoltës ndaj mënyrës se si është qeverisur vendi gjatë dekadës së fundit. ‘Ju përshëndes të gjithëve. Unë vij nga diaspora, nga Shtutgarti. Edhe ndiej mall që jam sot këtu mes jush, sepse aq fytyra të lira sa shoh këtu sot në këtë shesh para nesh, para të gjithëve nesh,...
Burimi:
syri.net