“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

Grupimi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) reagoi sot duke shprehur shqetësim për kohëzgjatjen e qëndrimit në paraburgim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar prej datës 10 shkurt 2025 me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ‘Demokratët Europianë’ theksojnë se Veliaj qëndron në paraburgim që prej 10 shkurtit të vitit 2025 dhe akuzat zyrtare iu komunikuan vetëm në korrik të të njëjtit vit, pas 163 ditësh në paraburgim. Ata kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare respektimin e shtetit të së drejtës, prezumimit të pafajësisë dhe parimit të proporcionalitetit, në procesin ndaj Veliajt. “Ne i bashkohemi atyre që u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit. Kjo çështje vjen në...