Përfundon numërimi i votave të KK, ja kush janë emrat e nënkryetarëve dhe drejtuesit e strukturave të PD

Përfundon numërimi i votave të KK, ja kush janë emrat e nënkryetarëve dhe drejtuesit e strukturave të PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, gjatë së cilës përmbylli procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur 3 nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri të Partisë dhe Komisionin e ri të Apelimit. Pas një procesi zgjedhor transparent, të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë: I. Nënkryetarë të PDSH-së: Belind Këlliçi Nikola Kedhi Erisa Bajaziti II. Sekretariati i Partisë: Sekretar i Përgjithshëm Flamur Noka Sekretar Organizativ Klevis Balliu Sekretar për Burimet Njerëzore Andi Mustafaj Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Marash Logu Sekretare për Marrëdhëniet me...