Përafrimi me standardet e BE, Komisioni i Ligjeve jep dritën jeshile për pesë projektligje
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka marrë në shqyrtim dhe ka miratuar pesë projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të radhës. Nismat e kaluara prekin sektorë strategjikë si transporti detar, mbrojtja e interesave pasurore shtetërore, funksionimi i shoqërisë civile dhe harmonizimi i marrëdhënieve kontraktuale tregtare sipas direktivave të Bashkimit Evropian. Modernizimi i Kodit Detar dhe forcimi i Avokaturës së Shtetit Mbledhja nisi me shqyrtimin, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të ndryshimeve në ligjin për “Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë”, një nismë e ndërmarrë nga deputeti Pirro Vëngu. Gjatë prezantimit, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Vëngu vuri në dukje se amendimet adresojnë zhvillimet e fundit në sektor dhe detyrimet e...
Burimi:
javanews.al