Për kostumin e Ulsiut që u bë pis/ Bushati: Dhuna, faza e re e Ramës për të shuar protestën
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se dhuna e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve, është strategjia e fundit e Edi Ramës për të shuar protestën. Bushati tha se goditja ndaj protestuesve ka qenë çnjerëzore dhe e urdhëruar nga pushteti. “Unë jam për luksin e zgjidhjes së problemeve me paqe, por kur ke përballë një faktor të dhunshëm, nuk të ngelet alternativë tjetër. Dhuna kthehet në vetëmbrojtje. Varet si e sheh. Po të kthehesh në gjenezë të protestës, edhe ai gardhi para se të hiqej në Zvërnec quhej i dhunshëm heqja, por u pranua nga të gjithë më pas që heqja me forcë ishte më e mira që duhej bërë. Policia mbronte gardhin. Edhe gardhi në Rrjoll ta heqësh duket e dhunshme, por është ushtruar...
Burimi:
ntv.al