“Për çfarë proteston?”/ Deputetja e PS-Muçit: Pse hesht për vilat e babait tënd në zonën e mbrojtur?
Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, është përplasur me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, gjatë një debati për protestat dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Çakërri ironizoi angazhimin e Muçit në mbështetje të protestuesve, duke pretenduar se familja e tij është aksionere në një resort vilash dhe hotelesh në zonën e Butrintit, ku sipas saj është dëmtuar një trashëgimi natyrore e kategorisë së parë. Ajo ngriti gjithashtu akuza për një ndërtim pa leje në Gjirokastër, të cilin tha se i përket babait të deputetit dhe për të cilën sipas saj është në dijeni komuniteti i Gjirokastrës. “Për çfarë po proteston?” – e pyeti Çakërri. “Për banorët që po u vidhet toka”, u përgjigj Muçi. “Për një zonë të mbrojtur, apo jo?” – vijoi deputetja...
Burimi:
javanews.al