Peleshi shpërthen pas protestës: Asgjë nuk justifikon dhunën dhe kaosin
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para godinës së Parlamentit. Në një postim në Facebook, Peleshi ka dënuar aktet e dhunës, duke i cilësuar ato si të papranueshme për një vend që aspiron vlerat demokratike. Kreu i Kuvendit nënvizoi se ndonëse e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore në çdo demokraci, ajo nuk mund të shndërrohet në një mjet për dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve apo institucioneve publike. Postimi i plotë: “Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike. Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen. E drejta për të protestuar është...
Burimi:
ntv.al