Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi
Kuvendi miratoi në seancën e fundit 114 vota pro projektrezolutën e përbashkët mes PS dhe PD. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar se konsensusi për çështjet e mëdha kombëtare nuk dobëson askënd. Postimi i Peleshit: KONSENSUSI NUK ESHTË DOBËSI Konsensusi ndërmjet forcave të mazhorancës dhe opozitës mbi Rezolutën për anëtarësimin në BE ishte një ngjarje pozitive dhe shumë e rëndësishme për momentin ku ndodhet vendi ynë. Shqipëria ka një karakteristikë unike ndër vendet aspirante, madje edhe ndër vendet anëtare të BE-së: të gjitha partitë politike, në mazhorancë apo opozitë, parlamentare apo joparlamentare, të mëdha apo të vogla, kanë në program si prioritet absolut anëtarësimin në BE. Pra, në Shqipëri nuk ka forca politike (apo shoqërore) euroskeptike. Miratimi konsensual i...
Burimi:
javanews.al