PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Parlamenti Europian ka miratuar sot në 17 qershor raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro. Ndërsa, raporti ka marrë po ashtu 103 vota kundër dhe 70 vota “abstenim”. Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian Andreas Schieder në fjalimin e tij të mbajtur në Parlamentin Europian tha se objektivi i Shqipërisë mbetet, që vendi të integrohet në BE brenda vitit 2030. “Shqipëria ka si objektiv që të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030. Gjithashtu, objektivi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027. Më shumë se 90 përqind e qytetarëve të Shqipërisë e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian”, ka thënë Schieder. Ai ka shtuar se Shqipëria si një shtet kandidat ka ndjekur hapat e nevojshëm. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në seancën plenare të Parlamentit...