PD zgjedh strukturën drejtuese! Korreshi përballë Nokës, kush janë 6 kandidatët për nënkryetarë

PD zgjedh strukturën drejtuese! Korreshi përballë Nokës, kush janë 6 kandidatët për nënkryetarë

Flamur Noka dhe Saimir Korreshi TIRANË-Është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku është zgjedhur strukturat drejtuese. Takimi është hapur me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha. Në rendin e ditës janë përfshirë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, Sekretariatit të PD-së, si edhe e Komisionit të Apelimit. Vendimet që do të merren nga Këshilli Kombëtar pritet të përcaktojnë strukturën kryesore drejtuese të Partisë Demokratike për periudhën në vijim. Postin e sekretarit të Përgjithshëm e ka mbajtur Flamur Noka, i cili kërkon një mandat të dytë, ndërsa riviali i tij do të jetë deputeti Saimir Korreshi. Vetë deputeti u shpreh për mediat se kandidimi ishte një vendim i marrë në momentet e fundit, por i pavarur. Për sekretarët funksionalë janë propozuar këta kandidatë: Sekretar...