PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm, fiton garën me Korreshin (Lista e plotë)

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm, fiton garën me Korreshin (Lista e plotë)

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të së enjtes procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit. Flamur Noka është rikonfirmuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, duke marrë 184 vota përballë Saimir Korreshit, i cili siguroi 84 vota. Kandidatura e Korreshit u bë publike vetëm pak para votimit, ndërsa vetë ai pranoi se vendimi për të garuar ishte marrë në ditën e zgjedhjeve. Rikandidimi i Nokës u shoqërua me debate gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të mbajtur të mërkurën. Anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, e cilësoi atë një “fenomen që duhet luftuar”, duke i kërkuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, shpjegime për rikandidimin e tij. Ndërkohë, Gazment...