“PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP”, Kalaja zbulon propozimet e bëra në Këshillin Kombëtar
Aulon Kalaja në emisionin Top Story, u shpreh se ka kërkuar që Partia Demokratike të zhvendoset më djathtas politikisht. Ai deklaroi se ka propozuar ndryshime në Kushtetutën e PD-së dhe kërkoi largimin e partisë nga EPP për t’iu bashkuar grupimit “Patriotët për Europën”. “Kam marrë angazhim për drejtimin e degës Krujë-Fushë Krujë. Në këto momente, unë në Këshillin Kombëtar kam propozuar që të ndryshojmë Kushtetutën e PD-së. Kam dashur që PD të shkojë më djathtas. Unë do kërkoj që PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP dhe të shkojë te Patriotët për Europën, sepse duhet të ndajmë mendjen a jemi me Trump apo me Soros. Pres përgjigje te Kuvendi Kombëtar i PD-së i datës 30 maj. Unë kam marrë një detyrë dhe po...
Burimi:
javanews.al