PD, ripërtëritje pa “kupolën”, Këshilli Kombëtar mblidhet në 15 korrik. Flamur Noka dhe Gazment Bardhi pritet të qëndrojnë

PD, ripërtëritje pa “kupolën”, Këshilli Kombëtar mblidhet në 15 korrik. Flamur Noka dhe Gazment Bardhi pritet të qëndrojnë

Më 15 korrik, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë ekipin me të cilin Sali Berisha do ta udhëheqë PD-në drejt zgjedhjeve lokale. Berisha ka vendosur të ripërtërijë partinë, por në postet kryesore nuk pritet të ketë ndryshime. Mësohet se Flamur Noka do të jetë numri 2 i partisë dhe do të mbajë sërish postin e sekretarit të përgjithshëm. Gazment Bardhi do të jetë sërish nënkryetar i PD-së, për shkak se është kryetar i grupit parlamentar, dhe nuk do të hidhet në votim. Pritet të shihet nëse Agron Gjekmarkaj do ta ruajë detyrën e nënkryetarit të PD-së, pasi është nënkryetar i Kuvendit. Në garë për postin e nënkryetarit do të hyjnë Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu. PD do të ketë edhe një...