PD reagon pas përleshjeve te Parlamenti: Protestuesit u dhunuan me urdhër të Ramës dhe Ballës

PD reagon pas përleshjeve te Parlamenti: Protestuesit u dhunuan me urdhër të Ramës dhe Ballës

Partia Demokratike reagoi pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, duke akuzuar qeverinë se urdhëroi përdorimin e dhunës ndaj pjesëmarrësve në tubim. Në një deklaratë për mediat, PD pretendon se policia përdori gaz lotsjellës, topa uji, sprej irritues dhe mjete të tjera të forcës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën për ndërhyrjen. Demokratët kërkuan lirimin e menjëhershëm të të gjithë personave të ndaluar gjatë protestës, duke i cilësuar ata si protestues paqësorë dhe duke dënuar atë që e konsiderojnë përdorim të tepruar të forcës nga policia. Gjithashtu, PD u bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen dhe të mbështesin protestat e organizuara nga lëvizja qytetare. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Partia Demokratike ndoqi sot me...