PD propozon pakt kombëtar për demografinë: Familja shqiptare vendoset në qendër

PD propozon pakt kombëtar për demografinë: Familja shqiptare vendoset në qendër

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, deklaroi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, ndërsa njoftoi se grupi parlamentar i PD-së do të propozojë një Pakt Kombëtar për Demografinë, me synimin për ta vendosur familjen në qendër të politikave publike. Në një deklaratë për mediat, Alolli tha se të dhënat zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të popullsisë. Sipas saj, Shqipëria numëron aktualisht 2.335.930 banorë, ose 1.16% më pak krahasuar me një vit më parë. Deputetja demokrate theksoi se gjatë vitit 2025 kanë lindur vetëm 22.541 fëmijë, shifër që, sipas saj, është më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Ajo shtoi se në një dekadë në bankat e shkollave shqiptare mungojnë mbi 113 mijë nxënës. “Pas më shumë se një dekade qeverisje, Shqipëria...