PD paraqet amendamente për rezolutën e integrimit në BE: Forcim i kontrollit parlamentar mbi qeverinë, shteti të ndahet nga partia në pushtet
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamente lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. PD kërkon kontrollin parlamentar mbi qeverinë ndërsa thekson se shteti duhet të ndahet nga partia në pushtet. Amendamentet e PD: 1. Të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikqyrës për procesin e integrimit europian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis communautaire dhe zbatimin e tij konkret në praktikë. 2. Të forcojë kontrollin parlamentar mbi ekzekutivin, veçanërisht lidhur me financat publike, prokurimet, koncesionet, fondet e BE-së dhe përdorimin e burimeve shtetërore, duke rritur transparencën, auditimin e pavarur dhe llogaridhënien. 3. Të sigurojë pjesëmarrje të plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike,...
Burimi:
top-channel.tv